Aleanca Kuq e Zi i ka paraprirë protestës së opozitës të parashikuar për ditën e dielë, kur qytetarët e Kavajës do ti drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kryebashkiakun e ri të qytetit. Në një tubim me simpatizantë të kësaj force politike, AK ka apeluar kandidatin socialist, Klodian Shehi, të tërhiqet nga gara, dhe ka apeluar edhe qytetarët e Kavajës të bojkotojnë zgjedhjet.
“Kandidati socialist te terhiqet nga maskarada. Kujdes nga bandat e kokaines. S’ka zgjedhje pa opoziten. Rama po destabilizon Shqiperine”.
“Në 7 Maj do perballemi me mafien. Populli kunder mafias, një betejë historike”/Gazeta Impakt