Akademiku Fuga: Pushteti i Ramës është aq i madh sa dominon pushtetet e tjera, Basha i dobët

Akademiku Artan Fuga i ftuar në emisionin Repolitix të Denis Mingës për librin e botuar, por edhe aktualitetin politik, deklaroi se pushteti i Ramës është aq i madh sa nuk bën më politikë, pasi Basha është shumë i dobët. Për Fugën, Rama vijon fitoren që arriti me marrëveshjen e 17 Majit, ndërsa kjo fitore sipas tij, përfundoi politikën në Shqipëri.

Nuk e di nëse vijon marrëveshja. Unë nuk jam përfshirë në atë, deri në atë kohë kam mbështetur Bashën. Kam thënë nuk mbështes më tepër se Republika e Re. Në momentin e marrëveshjes nxora dy përfundime. Rama e mundi politikisht Bashën dhe fitoi mbi të gjithë të tjerët, kjo fitore vazhdon, ai është fitimtari. Ajo marrëveshje është akti i golit, gjuhet penalltia bëhet goli. Për mua ndeshja përfundoi aty, nuk prita zgjedhjet, mbaruan zgjedhjet. Rama doli fitimtar. Jemi akoma në pushim e ndeshjes, nuk ka pjesë tjetër. Këto debatet në parlamenti i shoh si ato ndeshjet e basketbollit amerikan ku dalin kërcimtaret në pushimin mes pjesëve. Politikisht di që është bosh, vazhdon fitorja e Ramës mbi Bashën, por kjo fitore e përfundoi politikën në Shqipëri. Nuk ka më sepse pushteti i Ramës është aq i madh, dominon të gjithë pushtetet e tjera, saqë ai nuk bën politikë më, se nuk si të bësh politikë kur nuk ke kundërshtarë dhe kundërshtari është aq i dobët sa nuk është në gjendje veç fjalëve të bëjë politikë, nuk bën asgjë” – deklaroi Fuga.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne