Turqia zë një vend të veçantë në zemrat e muslimanëve që banojnë në rajonin e Ballkanit, thotë Rahman Ademi, një akademik me prejardhje nga Maqedonia e Veriut, i cili jeton në Turqi.
Ademi, braktisi vendlindjen e tij para 30 vitesh për të ndjekur shkollimin e lartë në Turqi. Ai kishte ardhur me një grup studentësh për të vizituar Stambollin në vitin 1987.
“Ishte hera e parë që e pash Stambollin. Isha i magjepsur dhe akoma i kujtoj emocionet që shkaktoi ky udhëtim”, thotë ai në një prononcim për Anadolu Agency (AA).
Pas diplomimit në Departamentin e Teologjisë të Universitetit të Ankarasë në vitin 1989, gjatë periudhës së qëndrimit të Ademit në Turqi u përjetuan trazira politike në Ballkanin, duke përfshirë shpërbërjen e Jugosllavisë.
Ai rikujton “dorën e ndihmës” që Turqia ua zgjati muslimanëve nga Bosnja e Hercegovina dhe të tjerëve.
Megjithë trazirat në vendlindje, qëndrimi i tij në Turqi i erdhi në ndihmë Bosnjë e Hercegovinës. Ai shërbeu si përkthyes për Alija Izetbegoviçin, presidentin e parë të Bosnjës gjatë vizitave të tij në Ankara.
Akademiku nga Maqedonia e Veriut thotë se një Turqi e fuqishme dhe stabile, nuk është e rëndësishme vetëm për Ballkanin, por për mbarë botën islame.
Ai thotë se grusht shteti i mposhtur i vitit 2016 ishte një përpjekje për të minuar shtrirjen dhe pozicionin e Turqisë. “Përpjekja e mposhtur për grusht shteti në vete është një dëshmi e këtij argumenti”, tha ai.
Ademi kujtoi fjalët e një shoku të shqetësuar palestinez, i cili po ndiqte zhvillimet atë natë. “Palestinezi ishte i shqetësuar për fatin e tij dhe miliona sirianëve, ujgurëve, irakianëve, afganëve etj., të cilët ishin strehuar në Turqi”, tha ai.
Akademiku me keqardhje thotë se pas rënies së Shetit Osman, muslimanët në shtetet e Ballkanit u përballën me një të ardhme të pasigurt. Për të sulmuar trashëgiminë osmane, këto vende u hakmorën ndaj muslimanëve.
“Për shkak të kësaj ne kemi qenë të margjinalizuar dhe jetuam në një klimë të ngulfatur. Nga ana tjetër, Turqia paraqiti një model të mjedisit të lirë. Nuk mund të bëhet asnjë krahasim”, tha ai./ AA