Akar: Askush të mos testojë fuqinë tonë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar bëri të ditur se do të mbrojnë deri në fund të drejtat e Turqisë dhe Republikës Turke të Qipros së Veriut (RTQV) dhe shtoi: “Askush të mos testojë fuqinë dhe forcën tonë”.

Hulusi Akar dhe komandantët e Forcave të Armatosura të Turqisë vazhdojnë takimet në RTQV. Ata shkuan me helikopter në fregatën TCG Gemlik, e cila shoqëron anijen e sondazhit “Yavuz”.

Akar mori informacione nga Komanda e Forcave Detare në lidhje me aktivitetet në Ege dhe Mesdheun Lindor, dha direktiva dhe bëri të ditur se nuk do të shpërfillin faktet u tha u bë në rajonet në fjalë.

“Ata do të bëjnë kërkime dhe sondazhe, do të nxjerrin gaz natyror e naftë dhe do të përfitojnë nga këto pasuri natyrore dhe populli i Qipros edhe Shteti i Republikës së Turqisë dhe 82 milionë banorët e saj do të shohin të gjitha këto pa thënë asgjë. Askush të mos presë diçka të tillë nga ne. Ne kemi mbrojtur dhe do të vazhdojmë të mbrojmë të drejtat tona dhe të popullit të Republikës Turke të Qipros së Veriu, dhe ne jemi të vendosur në këtë çështje. Si rrjedhojë askush të mos testojë fuqinë dhe forcën tonë në këtë temë” tha ministri Akar.

Akar, në kuadër të vizitave në njësitë ushtarake në Ishull inspektoi dhe bëri kontrolle në vijën kufitare./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne