Akar: Do të veprojmë vetë nëse nuk funksionon marrëveshja për “zonën e sigurtë” në Siri

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar, ka deklaruar se qendra e operacioneve të përbashkëta do të hapet për një kohë të shkurtër brenda kuadrit të marrëveshjes së arritur me SHBA-në mbi “zonën e sigurt” që do të ngrihet në veri të Sirisë.

“Pasi të jetë formuar kjo qendër e përbashkët operacionesh, kemi dëshirë për të vepruar sëbashku me aleatët tanë amerikanë në përputhje me frymën e aleancës dhe partneritetit strategjik. Por nga ana tjetër, nëse këto nuk funksionojnë ne do të kemi aktivitetet dhe veprimet tona që ju mund ti emëroni plani ‘B’ apo ‘Plani C’, deklaroi Akar, i cili në një intervistë speciale të publikuar në TRT, i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me rendin e ditës.

I pyetur në lidhje me takimet e zhvilluara në Qipron Turke sëbashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, gjeneralin Yasar Guler dhe ushtarakë të tjerë të zinxhirit komandues të Forcave të Armatosura Turke (TSK), ministri Akar është përgjigjur se Qiproja për ta është një kauzë kombëtare dhe se janë të vetëdijshëm se ndodhem në një “fat të përbashkët me vëllezërit dhe motrat qipriote”.

“Ne kemi deklaruar se jemi shumë të ndjeshëm për barazinë politike dhe sigurinë e vëllezërve tanë qipriotë, se nuk do të kryejmë lëshime për këtë çështje dhe se kjo është një çështje e domosdoshme. Po ashtu ne kemi theksuar se dëshirojmë dhe shpresojmë që negociatat të zhvillohen në mënyra dhe metoda paqësore dhe që zgjidhjet të bëhen në përputhje me ligjin ndërkombëtar. Ne nuk imponojmë asnjë metodë të punës në lidhje me një zgjidhje dhe as nuk përjashtojmë ndonjë metodë. Ndërkohë kemi shprehur edhe se nuk është e dobishme për palët që të negociojnë vetëm për të negociuar”, tha Akar.

Turqia është një prej shteteve garantuese, ka rikujtuar Akar, duke shtuar se, “Të gjithë duhet të dinë se Turqia ka përgjegjësi dhe të drejta të rëndësishme në kuadër të marrëveshjes garantuese dhe të aleacës. Ashkush të mos ketë dyshime se ashtu sikurse kemi vepruar deri më sot, edhe më tej do të vazhdojmë pa ndërprerje dhe pa mangësi që të zbatojmë këto të drejta dhe përgjegjësi. Deri më sot ne kemi zbatuar përgjegjësitë që janë mbi ne, po ashtu edhe pas kësaj do të vazhdojmë ti bëjmë këto. Ne kemi qëndruar pranë me vëllezërit dhe motrat tona qipriote dhe gjithashtu edhe pas kësaj do të vazhdojmë të jemi me ta”.

I pyetur se “Mesdheu ka një tension në rritje për energjinë dhe se si do të tejkalohet kjo?”, ministri Akar tha se, “Nuk ka mundësi përjetimi të asnjë zgjidhjeje dhe vendimi brenda të cilit nuk do të jetë Turqia dhe Qiproja Turke. Të gjtihë duhet ta dinë se nuk do të lejojmë asnjë vendim fakt të kryer. Kryesisht presidenti ynë dhe ne po ashtu kemi shprehur dhe vazhdojmë të shprehim se nuk kanë asnjë mundësi për suskes përpjekjet që disa formësime po bëjnë duke grabitur të drejtën tonë ligjore. Të gjithë duhet ta dinë se Republika e Turqisë dhe Forcat e Armatosura (TSK) të saj janë të gatshme për çdo hap që do të hidhet lidhur me këtë”.

Akar gjithashtu theksoi rëndësinë e zgjidhjes së problemeve në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe ruajtjen e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Shembulli më i mirë për rëndësinë e mënyrave paqësore është treguar me takimet e zhvilluara mes Turqisë dhe Greqisë fillimisht në Athinë dhe më pas në Ankara, tha Akar dhe shtoi se, “Ne jemi në favor të vazhdimit të këtyre takimeve. Prandaj, ne jemi në favor të diskutimit dhe bisedimeve të të gjitha çështjeve tona në Egje, Mesdheun Lindor dhe Qipro”.

Zona e Sigurtë

I pyetur lidhur me marrëveshjen e arritur me SHBA-në në çështjen e formimit të zonës së sigurtë në veri të Sirisë, Akar ka bërë të ditur se kanë biseduar me të dërguarin special të SHBA-ve në Siri, James Jeffrey dhe Sekretarin Amerikan të Mbrojtjes, Mark Esper,

“Së fundmi kemi biseduar që për këtë çështje na ka mbaruar durimi, bisedimet janë zgjatur shumë, janë rritur shqetësimet e Turqisë për sigurinë dhe nuk do të bëjmë më tolerime ndaj kësaj. Nëse dëshirojnë mund të marrim së bashku masa dhe nëse jo atëherë Republika e Shtetit të Turqisë, Forcat e Armatosura të saj kanë për qëllim që të marrin masat e nevojshme ashtu si edhe në shembujt e mëparshëm”.

Pas kësaj SHBA-ja dërgoi një delegacion ushtarak në Turqi ku dhe në bisedimet e kryera me 5-7 gusht u shënuan përparime, ka bërë të ditur Akar duke vënë në dukje se, “Vlerësojmë se kjo është një fillim i mirë. Ne shprehëm qëllimin, shqetësimet, kërkesat tona ku dhe ata po ashtu shprehën qëllimet e tyre ndaj nesh. Pika që kemi arritur lidhur me këtë, ne kemi shprehur largimin e YPG-së nga zona e sigurtë si dhe mbledhjen e armëve të rënda. Kontrolli i hapësirës ajrore dhe koordinimi si dhe ndryshimi i inteligjencës janë një çështje e rëndësishme. Kemi arritur një dakordësim për pika të caktuara në këto çështje”.

Ai është pyetur edhe nëse është arritur apo jo dakordësim për thellësinë e zonës së sigurisë, për çka ministri Akar ka bërë të ditur se në çdo mjedis kanë shprehur se kjo duhet të jetë 30-40 km. Ai tha se kjo largësi është shprehur edhe në bisedën telefonike të kryer mes presidentit amerikan, Donald Trump dhe presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan.

“Vlerësojmë se në ditët në vijim do të hidhen disa hapa të reja për këtë çështje. Kontrolli i hapësirës ajrore dhe koordinimi këtu janë një çështje shumë e rëndësishme, ku për këtë është shënuar goxha përparim. Pasi të jetë formuar kjo qendër e përbashkët operacionesh, ne shprehim se kemi dëshirën për të vepruar sëbashku me aleatët tanë amerikanë në përputhje me frymën e aleancës dhe partneritetit strategjik. Por nga ana tjetër, nëse këto nuk funksionojnë ne do të kemi aktivitetet dhe lëvizjet tona që ju mund ti emëroni plani ‘B’ apo ‘Plani C’ “, tha Akar.

“Në rast të ndonjë mangësie, kjo punë do të vazhdojë nga ne dhe ne do të zbatojmë planin tonë në praktikë. Si një çështje e rëndësishme, ne gjithashtu i thamë kreut të delegacionit ushtarak që është një nevojë urgjente, veçanërisht për t’i dhënë fund mbështetjes me armë dhe municione ndaj YPG-së e cila nuk është ndryshe nga PKK dhe po ashtu i kemi shprehur hapur se kjo është thelbësore në emër të aleancës dhe partneritetit strategjik. Ne presim që ata të marrin masa paraprake”, shtoi Akar.

Ministri Akar ka përmendur edhe sulmet ajrore, tokësore të cilat vazhdojnë në Idlib të Sirisë në mënyrë “mizore dhe jo morale” nga regjimi i mbështetur nga Federata e Rusisë, ku në fjalën e tij ai ka theksuar se që nga muaji qershor e deri më tani kanë humbur jetën rreth 400 civilë të pafajshëm.

“Herë pas here ndodhin edhe sulme ndaj 12 pikave tona të vëzhgimit atje. Në një mënyrë të hapur ne i kemi shprehur këto në prani të Rusisë. I kemi theksuar se i jemi kundërpërgjigjur dhe do ti kundërpërgjigjemi në shumë fishin e këtyre sulmeve. Edhe ata përpiqen të shpjegojnë se këto sulme janë aksidentale”, tha Akar.

Ministri turk i mbrojtjes Akar është pyetur edhe rreth luftës kundër FETÖ-s ku ai ka shpjeguar se, “Kjo luftë vazhdon përsa kohë që dalin të dhëna dhe informacione të reja, dhe përsa kohë që këto vijnë nga inteligjenca dhe autoritetet gjyqësore. TSK lidhur me këtë çështje vazhdon luftën me një ndjeshmëri, kujdes dhe me një seriozitet të madh. Gjërat që janë për tu bërë në lidhje me këtë bëhen pa hezitim. Që nga 15 korriku e deri më sot janë larguar nga TSK 17 mijë e 499 persona. Përveç këtyre vazhdojnë procedurat për 6 mijë e 353 punonjës personel”.

Për procesin e dorëzimit të sistemit S-400 nga Rusia, Akar ka rikujtuar se dorëzimi i baterisë së parë të flotës së parë ka përfunduar.

“Ndërkohë që bëhet fjalë për dorëzimin e baterisë së dytë në muajin gusht-shtator. Në njërën anë deri në fund të dhjetori janë planifikuar ngritja e këtij sistemi dhe në anën tjetër me trajnime formimi i aftësisë që ne e quajmë aftësia e parë operacionale dhe më pas aftësia e plotë operacionale deri në prill 2020. Këto do të realizohen hap pas hapi”, tha Akar./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne