Akar në bisedën me Shanahan: Letra për S-400 bie ndesh dhe nuk përshtatet me frymën e aleancës

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar zhvilloi një bisedë telefonike me ushtruesin e detyrës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan.

Akar në telefonatë i shprehu bashkëbiseduesit amerikan se letra që dërgoi javën e kaluar për sistemet S-400, bie ndesh dhe nuk përshtatet me frymën e aleancës.

Në bisedë, duke filluar nga F-35 dhe marrëdhëniet ndërmjet Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, u shqyrtuan shumë çështje të sigurisë rajonale dhe bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes.

Akar dhe Shanahan ranë dakord për t’u takuar në fund të këtij muaji në mbledhjen e Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel, në kuadër të vazhdimit të dialogut.

Ushtruesi i detyrës së sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Patrick Shanahan duke i dërguar një letër ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Hulusi Akar, kishte bërë të ditur se nëse Turqia nuk heq dorë nga sistemet e mbrojtjes ajrore S-400 deri në 31 korrik, do t’u jepet fund trajnimit të pilotëve (turq) dhe Turqia do të përjashtohet nga programi F-35./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne