Akar: Operacioni “Dega e Ullirit” spastron nga rajoni edhe DAESH-in

I ndodhur për kontakte zyrtare në kryeqytetin Doha të Katarit, gjenerali Akar theksoi se qëllimi i operacionit “Dega e Ullirit”, i filluar më 20 janar nga Forcat e Armatosura Turke (TSK) në rajonin Afrin të Sirisë për të asnjanësuar anëtarët e PKK/KCK/PYD-YPG dhe DAESH-it dhe për të shpëtuar popullatën miqësore e vëllazërore të rajonit nga represioni dhe persekutimi i organizatave terroriste, është vendosja e paqes dhe qetësisë në rajon.

“Qëllimi ynë është të pastrojmë rajonin nga organizatat terroriste, kryesisht nga PKK/PYD-YPG. Rajoni nuk spastrohet vetëm nga PKK-ja, por njëherësh edhe nga organizata terroriste DAESH”, u shpreh gjenerali Akar.

“Familjet që largohen nga Afrini i pushtuar nga PKK/PYD-YPG shkojnë në rajonin e “Mburojës së Eufratit” (operacion i organizuar nga TSK-ja në 2016). Përmes operacionit “Dega e Ullirit” spastrohet nga rajoni edhe DAESH-i. Terroristët e DAESH-it ndryshojnë uniformat dhe bashkohen me radhët e PKK-së. Në kuadër të operacionit janë marrë në dorëzim rreth 60 terroristë, kurse terroristët e plagosur janë mjekuar”, shtoi Akar.

Gjenerali Akar tha se në zonat e marra dhe të pastruara nga terroristët vazhdon aktiviteti i shpërndarjes së ndihmave humanitare në bashkëpunim me Gjysmëhënën e Kuqe Turke dhe Agjencinë e Kryeministrisë për Menaxhimin e Fatkeqësive Natyrore dhe Emergjencat (AFAD)./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne