Akar: Patrullimet e përbashkëta turko-ruse në veri të Sirisë vijojnë sipas planit

Akar iu përgjigj interesit të gazetarëve në Kuvendin e Madh Popullor të Turqisë, ku ndodhej për të marrë pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim (AK Parti).

I pyetur rreth sulmeve me kokteje molotovi që simpatizantët e organizatës terroriste separatiste YPG/PKK ndërmorën kundër mjeteve ushtarake ruse, të cilat patrullojnë bashkë me elementet ushtarake turke në Ayn al-Arab, qytezë në veri të Sirisë, ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë bërë këtë vlerësim: “Patrullimet vijojnë në kuadër të memorandumit që kemi nënshkruar me rusët. Megjithatë po përballemi me një sërë vështirësish. Por edhe këto po përpiqemi që t’i zgjidhim sërish duke biseduar me rusët.”

Ai vuri në pah se masat e nevojshme po merren në vend dhe menjëherë.

“Sa u përket masave shtesë për cilat paraqitet nevoja, edhe këto përpiqemi t’i realizojmë duke biseduar me palën ruse. Të gjitha këto do të zgjidhjen”, deklaroi ministri Akar mes të tjerash./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne