Akar: Përpjekjet me ShBA-në marrin fund nëse do të ketë vonesa në krijimin e zonës së sigurt

Në lidhje me punën e përbashkët mes Turqisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për krijimin e një zone të sigurt të veri të Sirisë ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar bëri këtë vlerësim: “Negociatat dhe përpjekjet e përbashkëta do të vazhdojnë për sa kohë që përputhen me objektivat tona”.

“Qëllimi i Turqisë është krijimi në lindje të Eufratit i një zone të sigurt me thellësi 30-40 km dhe të spastruar nga armatimi i rëndë dhe terroristët, zonë e cila do të jetë një korridor paqeje”,- e vijoi fjalën e tij ministri Akar.

“Bashkëbiseduesve tanë ua kemi bërë të qartë që në fillim qëllimet, parimet dhe objektivat tona sipas informimit dhe porosive të Presidentit Erdoan. Ne i ndjekim nga afër deklaratat që vijnë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA). Ne e dimë se çfarë kanë bërë ata më parë në Menbixh dhe në Raka, kështu që nuk duam të përsëritet e njëjta gjë. Ne do ti vazhdojmë bisedimet dhe punën e përbashkët për sa kohë që këto do të jenë në përputhje me aspiratat dhe qëllimet tona. Nëse do të ketë devijime, vonesa atëherë këto punime marrin fund. Ne i kemi bërë përgatitjet tona. Kemi gati edhe planin B, apo planin C në rast se do të ketë nevojë”,- cilësoi Akar.

Ministri i Mbrojtjes theksoi edhe një herë se Turqia respekton integritetin politik dhe territorial të Sirisë.

“Ne nuk do të lejojmë në asnjë mënyrë krijimin këtu të një korridori terrorist. Qëllimi ynë përfundimtar është t’i japim fund pranisë së PKK/PYD/YPG-së në veri të Sirisë në mënyrë që të krijojmë një korridor paqeje për të siguruar që mysafirët sirianë që ndodhen në vendin tonë të kthehen në tokat e tyre”,- tha Akar.

Fjalën e tij ministri i Mbrojtjes e vazhdoi me operacionin “Kthetra” që ka filluar në veri të Iraku. “Tani me po zgjerojmë edhe operacionin «Kthetra-3». Trupat tona komando ndodhen në rajon. Operacionet do të vazhdojnë”, deklaroi Akar.

Nga ana tjetër ministri Akar u shpreh gjithashtu se Turqia po shfaq një qëndrim parimor në drejtim të ndarjes së drejtë të burimeve në Mesdheun Lindor.

“Të drejtat e vëllezërve tanë qipriot ashtu siç i kemi mbrojtur në vitin 1974, ashtu do ti mbrojmë edhe sot me po të njëjtën vendosmëri. Si vend garantues (në Qipro) ne do të vazhdojmë ti mbrojmë edhe të drejtat tona, edhe ato të vëllezërve tanë qipriotë sipas të drejtës ndërkombëtare”, përfundoi ai./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne