Akar: PKK/YPG-ja boshatisi burgun ku mbaheshin terroristët e DAESH-it

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se burgu i vetëm ku mbaheshin pjesëtarët e organizatës terroriste në rajonin e operacionit “Burimi i Paqes”, që vazhdon në lindje të lumit Eufrat në Siri, është boshatisur nga ana e organizatës separatiste terroriste PKK/YPG.

Hulusi Akar viziton liderët e partive politike (në Turqi) dhe i informon ata në lidhje me operacionin “Burimi i Paqes”, që ka filluar ndaj objektivave terroriste në lindje të Eufratit.

Akar e zhvilloi vizitën e parë në Partinë Iyi, ku u takua me Kryetaren e Përgjitshme, Meral Akshener (Akşener).

Pas takimit ai iu përgjigj interesit të gazetarëve dhe nënvizoi se në rajon punuan së bashku me NATO-n dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kundër terroristëve në rajon.

“Kur u pa se kjo nuk ishte e mundur, morëm një vendim dhe filluam ta zbatojmë në 9 tetor. Ushtarët turq e vazhdojnë atë (operacionin) me sukses. Tel-Abyad dhe Rasulayn u morën nën kontroll. Në shënjestër janë vetëm terroristët. Ne jemi duke bërë çdo lloj përpjekje për vëllezërit tanë kurdë. Në rajon është një burg i vetëm. Kur shkuam atje pamë se ishte boshatisur nga ana e PKK/YPG-së”, u shpreh ministri Akar.

Ai tha se në operacion janë të ndjeshëm në lidhje me civilët dhe janë duke treguar çdo lloj përpjekjeje në këtë çështje./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne