Akar priti në takim James Jeffrey dhe David Satterfield

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar priti në takim Përfaqësuesin e Posaçëm të ShBA-së për Siri, James Jeffrey dhe Ambasadorin e Amerikës në Ankara, David Satterfield.

Sipas deklaratës me shkrim të bërë nga Ministria e Mbrojtjes Kombëtare u zhvillua një takim edhe ndemjet delegacionit turk të kryesuar nga zëvendësministri Junus Emre Karaosmanollu (Yunus Emre Karaosmanoğlu) dhe delegacionit amerikan të kryesuar nga Jeffrey.

Në takim u shqyrtuan çështjet në lidhje me marrëveshjen e nënshkruar me Shtetet e Bashkuara të Amerikës më 17 tetor.

Pas takimit ndërmjet delegacioneve Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar priti në takim  James Jeffrey dhe Ambasadorin David Satterfield./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne