Akar priti në takim Komandantin e Flotës së Pakistanit

Pas ceremonisë së vënies në shërbim të anijes «TCG Kınalıada», e cila është korveta e 4-ët e prodhuar në kuadër të projektit «MİLGEM» (projekti për prodhimin e anijeve kombëtare) dhe ceremonisë së saldimit për anijen e parë të tipit MILGEM, kategoria korvet, që do të ndërtohet për ushtrinë e Pakistanit, ministri Akar bëri inspektime në korvetën «TCG Kınalıada», i shoqëruar edhe nga Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Gjeneralarmate Jashar Gyler (Yaşar Güler) dhe Komandanti i Forcave Detare Admirali Adnan Ëzbal (Özbal). Këtu ministri Akar u informua mbi anijen dhe më pas priti në takim Komandantin e Forcave Detare të Pakistanit, Admiralin Abasi.

Mësohet se takimi është zhvilluar në korvetën «TCG Kınalıada» dhe krahas çështjeve rajonale është biseduar edhe për bashkëpunimin mes dy vendeve në fushat ushtarake dhe të mbrojtjes./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne