Akar: Turqia do të zhvillojë avionin e saj luftarak

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar bëri të ditur se Turqia do të zhvillojë avionin e saj luftarak dhe sistemet e mbrojtjes ajrore.

Në fjalën e mbajtur në “Samitin e Radarëve Ushtarakë dhe Sigurisë Kufitare” të organizuar nga Shoqata e Biznesmenëve të Pavarur (MUSIAD) në kryeqytetin Ankara, ministri Akar tha se në botë me një shpejtësi marramendëse po jetohen zhvillimet, risitë dhe transformimet e rëndësishme.

Ai bëri të ditur se një pjesë e madhe e këtyre e intereson Turqinë nga afër, ndërsa shtoi se janë duke monitoruar nga afër të gjitha zhvillimet në fushat politike, ushtarake, teknologjike, ekonomike dhe të tjera.

Duke vënë në dukje se Turqia më nuk është një vend që vazhdimisht merret me problemet e saj dhe që konsumon burimet dhe energjinë brenda saj, ministri Akar tha se “Tani jemi duke prodhuar me mundësi dhe burime vendore shumicën e armëve luftarake, pajisjet dhe municionin e nevojshëm për Forcat e Armatosura”.

“Luftanijet kombëtare MILGEM, tanku Altay, sistemet e artilerisë Firtina, helikopteri ATAK, dronët e armatosur dhe të paarmatosur, avioni për trajnim themelor Hurkus, helikopteri për qëllime të përgjithshme GOKBEY, fluturimi i parë testues i të cilit u krye me sukses dhe prodhimi serik i të cilit do të fillojë së shpejti dhe çdo lloj municioni vendor janë treguesit më të rëndësishëm të përcaktimit dhe vendosmërisë sonë për prodhim vendor dhe kombëtar”, bëri të ditur ministri Akar.

Akar theksoi se prodhimi i brendshëm në industrinë e mbrojtjes do të vazhdojë të rritet, ndërsa për mosmarrëveshjet me ShBA-në në lidhje me avionët F-35 tha se “Nëse nuk bëhet F-35-a, atëherë ne do të zhvillojmë avionin tonë Hurkus, në dhashtë Zoti do të zhvillojmë edhe avionin tonë kombëtar luftarak. Nëse nuk bëhet sistemi ‘Patriot’ atëherë ne do të zhvillojmë sistemin tonë të quajtur ‘Siper’, ndërsa do ta zhvillojmë edhe më tej sistemin tonë të mbrojtjes ajrore. Askush të mos ketë aspak dyshim në këtë”./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne