Akar: Turqia përmbush detyrimet në NATO edhe financiarisht, edhe ushtarakisht

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar tha se Turqia përmbush detyrimet e saj brenda NATO-s.

Në një fjalim të mbajtur në një ceremoni nënshkrimi të zhvilluar në kryeqytetin Ankara, Akar tha se si një vend anëtar i NATO-s për gati 70 vjet, Turqia, së bashku me aleatët e tjerë ka si përparësi eliminimin e kërcënimit të terrorizmit, por për fat të keq Turqia ka mbetur vetëm në luftën kundër terrorizmit.

Ai tha se në Samitin e Liderëve të NATO-s në Angli demonstroi qëndrimin e Turqisë në lidhje me luftën kundër terrorizmit dhe edhe Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) u shpjegoi përsëri e përsëri homologëve të tij pozicionin e Turqisë.

“Kohët e fundit kanë dalë në shesh disa mendime që nuk kanë bazë në lidhje me ekzistencën e NATO-s dhe anëtarësimin e Turqisë. Disa qarqe mundohen që të tregojnë hapat që hedhim për sigurinë tonë kombëtare sikur shpërfillim aleancën e NATO-s. Sigurisht që këto pretendime janë pa logjikë dhe nuk bënë asnjë gjë tjetër veçse shtrembërojnë çështjen. Turqia përmbush të gjitha detyrimet e saj brenda NATO-s dhe është besnike ndaj aleancës. Turqia përmbush obligimet në NATO edhe me kontributin financiar edhe me ushtarët e saj heronj”, u shpreh Ministri i Mbrojtjes Kombëtare, Hulusi Akar./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne