Akar: Vazhdojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë azerbajxhanas turq

Ministri turk i Mbrojtjes, Hulusi Akar në një bisedë telefonike me homologun azerbajxhanas gjeneralin, Zakir Hasanov diskutoi për situatën e fundit në operacionin që Azerbajxhani ka filluar për të çliruar territoret e tij nga pushtimi armen.

Ministria e Mbrojtjes së Turqisë në një deklaratë njoftoi se Akar zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, Hasanov ku dhe dënoi sulmet e Armenisë në të cilën kanë humbur jetën civilët.

Ministri Akar dënoi sulmin e kryer nga Armenia në Ganja ku si pasojë humbën jetën civilë.

“Armenia ka masakruar sërish vëllezërit tanë të Azerbajxhanit pa bërë dallime nëse janë fëmijë, gra dhe të moshuar. Armenia vazhdon të kryejë krime lufte ndërsa ata që bëjnë thirrje për ‘armëpushim’ dhe ‘bisedime’ vazhdojnë të shohin nga larg këto sulme. Ata që kanë dhënë urdhrin për sulmet e kryera me raketa balistike kundër civilëve do të japin patjetër llogari për këtë. Gjithashtu historia nuk do të falë as ata që qëndrojnë të heshtur ndaj kësaj mizorie”, tha Akar.

“Do të vazhdojmë mbështetjen tonë”

Akar vuri në dukje besimin se Forcat e Armatosura të Azerbajxhanit nuk do të lënë pa marrë gjakun e popullatës civile që kanë humbur jetën. “Ne do të vazhdojmë të qëndrojmë pranë vëllezërve tanë azerbajxhanas turq dhe do të vazhdojmë t‘i mbështesim ata me të gjitha mjetet në kauzën e tyre të drejtë në luftën për të mbrojtur integritetin e tyre territorial dhe për të rimarrë territoret e tyre”, tha ai.

Pasi përgëzoi ushtrinë e Azerbajxhanit e cila ka çliruar qytetin Fuzuli nga pushtimi armen dhe e cila rrëzoi dy avionë SU-25 të Armenisë e cila hap zjarr ndaj vendbanimeve civile, ministri Akar u uroi shërim të plagosurve dhe që Allahu të mëshirojë të gjithë dëshmorët turq të Azerbajxhanit që kanë humbur jetën në sulme./AA

Bashkohu me ne!

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne