Aksident i frikshëm/ Tetë makina të përfshira, shtatë të plagosur

Një aksident zinxhir ka ndodhur në Bresje të Fushë-Kosovës, ku si pasojë kanë mbetur të lënduar shtatë persona.

Sipas informacioneve, në aksident janë përfshirë tetë vetura.

Zëdhënësi i Policisë Bajram Krasniqi, ka deklaruar se, ‘aksidenti ka ndodhur në dalje të Fushë Kosovës, drejtimi për Sllatinë në ora 17:25. Në aksident janë përfshirë tetë vetura dhe si pasojë e aksidentit, shtatë persona kanë pësuar lëndime”, ka thënë ai.

Në aksident janë përfshire tetë automjete duke përfshire edhe një autobus.

Policia e Kosovës kanë dalë në vendin e ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne