Aksident i rëndë në Kosovë, dy të vdekur dhe tre të plagosur nga Shqipëria

Një aksident i rëndë ka ndodhur paradite e sotme në Kosovë. Një furgon me udhëtarë nga Shqipëria është përplasur me një kamion duke lënë dy të vdekur dhe tre të plagosur.

Mësohet se dy viktimat ishin nga Tirana dhe tre të plagosurit nga Durrësi e Tropoja.

Tre të plagosurit janë dërguar në spitalin e Prizrenit për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Aksidenti ka ndodhur në afërsi të fshatit Peqan. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne