Aksident i rëndë në Shijak, humb jetën 43-vjeçari

Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Shijak.

Një 43 vjeçar duke drejtuar motorrin ka humbur kontrollin dhe nga përplasja ka humbur jetën.

Ndërkohë policia ka nisur një informacion paraprak ku ka njoftuar se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Informacioni paraprak i Policisë së Durrësit:

“Durrës/Informacion paraprak

Më datë 15.04.2020, rreth orës 21: 10, në Shijak, shtetasi R.Sh., 43 vjeç, banues në lagjen Kodër,Shijak, duke drejtuar motorrin tip “Yahama”, ka humbur kontrollin e për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes“./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne