Aksident i rëndë rrugor, humbasin jetën dy të rinj

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur në aksin rrugor Fushë Krujë-Milot. Si pasojë e këtij aksidenti fatal kanë humbur jetën dy të rinj dhe ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Personat e aksidentuar janë Erald Uzuni, 26 vjeç dhe Klodian Vladi 21 vjeç të cilët kanë mbetur të vdekur në vend. Ndërsa, M.U. 18 vjeç, ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.

Policia bëri me dije se “rreth orës 19:58, është marrë njoftim se në autostradën Milot -Fushë Krujë, një mjet tip Volkswagen me targa AA 744 NJ, ka dalë nga rruga”.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit si dhe 3 pasagjerët të cilët janë  dërguar në Spitalin e Traumes në Tiranë, ku drejtuesi i mjetit shtetasi E. U., 26 vjeç, banues në Tiranë dhe njëri nga pasagjerët shtetasi K. V., 21 vjeç, banues në Tiranë, kanë ndërruar jetë në spital.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne