Aksident me vdekje në Tiranë-Durrës, automjeti përplas për vdekje këmbësorin 60-vjeçar, shoqërohet shoferi

Një aksident tragjik ka ndodhur në autostradën Tiranë-Durrës teksa një këmbësor ka mbetur i vdekur.

Policia njofton se se 60-vjeçari është përplasur nga një automjet ”Peugeot” me shofer Sh.A i cili është shoqëruar në komisariat.

NJOFTIMI NGA POLICIA

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 18.10.2020, rreth orës 18:50, në autostradën Tiranë-Durrës, në Maminas, mjeti tip “Pezho” me drejtues shtetasin Sh. A., 60 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor ende të paidentifikuar rreth 60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne