Aksident në Durrës, makina përplas për vdekje 63-vjeçarin me biçikletë

Një aksident me pasoje vdekjen e një 63-vjecari ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Durrës.

Durrës/Informacion paraprak

Më datë 25.04.2020, rreth orës 07:35, në aksin rrugor Tiranë-Durrës, një mjet akoma i paidentifikuar ka përplasur shtetasin Xh.S.,63 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, ku për pasojë ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të aksidentit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne