Aksident në Peqin, humb jetën pasagjeri 55-vjeçar, plāgosen dy të tjerë

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në Peqin.

Njoftohet se në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues 67-vjeçarin H.R., banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin 38-vjeçarin M.K., banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën shtetasi 55-vjeçar me iniciale A.N., banues në Tiranë, i cili ishte pasagjer në mjetin tip “Suzuki”,si dhe janë plāgosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

Njoftimi i policisë:

Peqin/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, mjeti tip “Suzuki” me drejtues shtetasin H.R., 67 vjeç, banues në Elbasan, është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin M.K., 38 vjeç, banues në Maqedoninë e Veriut.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi A.N., rreth 55 vjeç, banues në Tiranë, i cili ishte pasagjerë në mjetin tip “Suzuki”,si dhe janë plāgosur lehtë të dy drejtuesit e mjeteve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne