Aksident në Pogradec, humb jetën 45 vjeçarja

Një aksident me vdekje ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën nacionale, Pogradec-Qafë Thanë.

Një makinë tip Volksvagen me drejtues qytetin me inicialet A. B., ka përplasur për vdekje një person.

Mësohet se viktimë e këtij aksidenti ka mbetur gruaja 45-vjeçare me inicialet A. J.

Drejtuesi i makinës është shoqëruar për në komisariatin e Pogradecit, për hetimet e para në lidhje me këtë ngjarje të rëndë.

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne