Aksident në rrugën Fier-Levan, përplasen dy automjete

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot paradite në aksin Levan-Fier. Sipas informacioneve mësohet se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, dhe raportohet për një të plagosur.

Siç shihet nga FOTO, një prej veturave që është përfshirë në aksident ka pësuar dëme të mëdha. Përplasja mes makinave ka shkaktuar trafik të rënduar, duke bllokuar aksin Fier-Levan.

Në vendngjarje kanë mbërritur ambulanca dhe policia, ku dhe janë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të përplasjes.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne