Aksident tek Ura e Dajlanit në Durrës, makina godet patrullën e policisë, plagosen dy efektivë

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek rreth rrotullimi pranë Urës së Dajlanit në Durrës.

Mësohet një makinë civile ka goditur nga pas patrullën e policisë duke i shkaktuar dëmtime, ndërkohë që kanë mbetur të plagosur dy efektivë policie.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “BalkanWeb” se ngjarja ka ndodhur në orën 2:00 të mëngjesit dhe se shoferi i automjetit ka qenë në gjendje të dehur.
Ndërkohë dy efektivët si fillim u menduan të dërgoheshin në Tiranë në Spitalin e Traumës por më pas janë mbajtur në spitalin e Durrësit ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga Policia e Durrësit nuk ka ende një njoftim zyrtar, teksa në një njoftim mëngjesin e sotëm deklaron se janë arrestuar dy drejtues që drejtonin mjetet në gjendje të dehur por nuk flitet për aksident me patrullën e policisë.

Në vendin e ngjarjes ka shkuar grupi hetimor që ka kryer veprimet procedurale, ndërkohë që drejtuesi i makinës është shoqëruar në polici./Bw

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne