Aksident tragjik pranë TEG, shuhet familja me 4 anëtarë

Një aksident tragjik me vdekjen e 4 anëtarëve të një familje ndodhi mbrëmë në Tiranë.

Një makinë ku udhëtonte një familje me katër anëtarë dhe një i afërmi i tyre ka dalë nga rruga dhe është përmbysur në afërsi të rrethrrotullimit të TEG-ut.

Për pasojë raportohet të kenë humbur katër anëtarë të familjes Biba. Babai, nëna dhe njëra nga vajzat gjetën vdekjen e menjehershme, ndërsa vajza tjetër humbi jetën pak minuta pas tyre në spital. I plagosur ka mbetur drejtuesi i mjetit A. A, i afërm i familjes Biba.

Bëhët me dije se edhe gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Tiranë/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, në afërsi të TEG-ut, mjeti me drejtues shtetasin A. A ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga duke u përplasur me bordurën e rrugës.

Si pasojë e përplasjes kanë ndërruar jetë pasagjerët V. B, B. B, F., B, Xh. B, ndërsa drejtuesi i mjetit A. A ndodhet në SQU nën kujdesin mjeksor.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne