Aksidentet në Kosovë, brenda 11 muajve, 103 persona të vdekur

Nga janari deri në muajin nëntor të këtij viti, 103 persona kanë humbur jetën si pasojë e aksidenteve në trafik.

Sipas të dhënave të Policisë së Kosovës, gjatë kësaj periudhe kanë ndodhur 14.552 aksidente prej të cilave 90 kanë qenë fatale.

Policia e Kosovës, përmes një përgjigje për gazetën “Zëri”, ka bërë të ditur se 5.559 aksidente kanë qenë me lëndime dhe 8.903 aksidente me dëme materiale. Në periudhën janar-nëntor të këtij viti, Policia e Kosovës ka vene 411.127 gjoba në trafik.

Policia ka bërë të ditur se në periudhën e njëjtë kohore të vitit 2018, kanë qenë 110 persona të vdekur në aksidente trafiku.

Sipas këtyre të dhënave, gjithsej kanë qenë 14.393 aksidente prej të cilave 85 aksidente fatale, 5.706 aksidente me lëndime./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne