Shqiperia

Aksidenti i frikshëm, “Audi” përplas 10-vjeçarin në Vlorë

Një aksident i frikshëm automobilistik ka ndodhur këtë mëngjes në aksin rrugor të Lungomares në Vlorë.

Një 35-vjeçar, duke ecur me një makinë tip “Audi” ka përplasur një djalë të mitur vetëm 10 vjeç. I mituri është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Vlorës.

Njoftimi i policisë:

Në orët e para të mëngjesit, në aksin rrugor të Lungomares, automjeti tip “Audi” ka aksidentuar shtetasin e mitur E.S., 10 vjeç, banues në Lushnje, i cili ndodhet në Spitalin e Vlorës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia ka shoqëruar menjëherë dretuesin e mjetit, shtetasi T.T., 35 vjeç, banues në Vlorë dhe po kryhen hetimet e mëtejshme për sqarimin e rrethanave të ngjarjes./tpz

OPINIONE