Aksidenti/ Shqiptari përplaset për vdekje në Itali

Një 39-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në zonën e Corotona-s në Itali.

Mediat italiane, shkruajnë se shqiptari u godit nga një makinë, e cila drejtohej nga një 19-vjeçar.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 7:45.

Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme të ekipeve mjekësore, shqiptari humbi jetën në vendin e ngjarjes.

Rrethanat e aksidentit janë ende të paqarta dhe po hetohen nga policia./syri

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne