Bota

Aksidenti tragjik, humb jetën adoleshenti shqiptar në Itali

Ishte duke ecur në trotuar kur është përplasur nga një makinë dhe ka ndërruar jetë.

Viktimë e këtij aksidenti tragjik është një adoleshent shqiptar.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Ischia, Napoli, ku 16-vjeçari shqiptar kishte shkuar për të vizituar motrën e tij.

Autore e aksidenti është një grua 40 vjeçe e cila është vënë në pranga për akuzën e ‘vrasjes rrugore’ dhe ndodhet e shtruar në spital.

Ajo ishte duke ecur me makinë dhe në një kthesë ka dalë nga rruga për shkak të shpejtësisë, duke u përplasur me një makinë dhe një mur, shkruan ANSA, bën të ditur SYRI.net.

Adoleshenti shqiptar ishte duke ecur në trotuar kur është përplasur nga makina.

Sipas policisë, kjo grua kishte përplasur për vdekje një burrë më parë.

Për 1 vit i ishte hequr patenta, e sërish kishte dalë në rrugë këtë herë duke marrë jetën e adoleshentit shqiptar./Lapsi

OPINIONE