Aksidentohet makina e ambasadës ruse, plagoset shoferi dhe çifti i diplomatëve (emrat)

Detaje të reja janë zbuluar nga aksidenti në Librazhd, ku e përfshirë ishte makina e ambasadës ruse.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se tre persona kanë mbetur të plagosur. Ata janë shoferi i makinës dhe dy punonjës së trupës diplomatike, të cilët janë identifikuar si: Besnik Gora, 25 vjeç dhe bashkëshortët Nikharin e Darja Kruchinina, të dy 35 vjeçarë.

Drejtuesi i makinës ka pësuar një frakturë, po ashtu edhe diplomati, ndërsa bashkëshortja e tij ka dëmtime në gjoks.

Stuhitë e verës kanë goditur vendin gjatë natës. Përveç problemeve me energjinë elektrike, aksidente të shumta janë shkaktuar prej lagështirës në rrugë. Pas atij në Librazhd, një tjetër u shkaktua në autostradën Rrogozhinë-Kavajë, ku dy persona mbetën të plagosur./dosja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne