Aksidentohet në Maqedoni, Arben Ahmetaj, ish Ministri i Financave në spitalin e Kumanovës

Ish ministri i Financave Arben Ahmetaj është përfshirë në një aksident në Maqedoni, kur ka qenë duke udhëtuar në rrugën Tabanoc-Kumanovë.

Nga përplasja me një autobus janë plagosur 14 persona. Arben Ahmetaj udhëtonte me mjetin e tij Range Rover. Ngjarja ndodhi pasditën e sotme në rrugën Tabanoc – Kumanovë.

Në aksident kanë marrë pjesë një autobus dhe dy vetura. Nga Ministria e Punëve të Brendshme të Maqedonisë konfirmohet se në aksident u përfshi edhe Arben Ahmetaj, që u dërgua për mjekim në spitalin e Kumnanovës.

Nga aksidenti, dy persona me lëndime më të rënda trupore janë transferuar në klinikën e Shkupit, ndërsa të tjerët janë hospitalizuar në spitalet e Kumanovës. Nga MPB ende nuk ka detaje se si është shkaktuar aksidenti, shkruan “Zhurnal”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne