Aksidentoi 6-vjeçaren në Korçë, pranga shoferit të Benz-it

Një 6-vjeçare ka mbetur e aksidentuar sot në Korçë, ndërsa në pranga ka rënë drejtuesi i mjetit. Ngjarja ndodhi në Bulevard “Fan Noli”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se në pranga ra shtetasi Petrika Zhidro, 55 vjeç, banues në fshatin Dishnicë-Korçë, i cili drejtonte mjetin tip “Benz” me targë KO790A TX. Fill pas aksidentit, e mitura me inicialet R.M., banuese në Korçë, është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.
Burimi: BalkanWeb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne