Aksioni kombëtar kundër fukarenjëve, Rama: Edhe puset që përdorin qytetarët do të pajisen me autorizim

Në prezantimin e aksionit  kryeministri Rama, përpos lidhjeve të paligjshme deklaroi se do të pajisen me autorizim edhe ujërat e puseve në shtëpi.
Rama është shprehur se çdokush që përdor ujërat nëntokësorë duhet të formalizohet dhe ata që nuk janë të tillë do të mbyllen.

Nuk dihet nëse ku fomalizim i Ramës ka të bëjë vetëm me pajisjen e autorizimit dhe disa dokumente apo do të ketë një vendosje matësash edhe për qytetarët që marrin ujë nga puset.

25 000 puse nga të cilat 265 kanë leje. Kjo është një barbari për shkak edhe të braktisjes së punës nga shteti. Brenda vitit 2018, çdo konsumator që përdor apo dëshiron të përdorë ujërat nëntokësorë, pra ujin e pusit duhet të jetë i pajisur me autorizim. Do të bëhet patjetër formalizimi i të gjithë puseve të përdorura nga qytetarët dhe do të mbyllen ato që janë të paformalizuar”, – tha Rama.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne