Aksoy: Turqia do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Libisë

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) tha se Turqia, ashtu edhe si sot e kësaj dite, edhe në të ardhmen do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA), e cila është përfaqësuesja legjitime e Libisë.

Aksoj iu përgjigj me shkrim një pyetjeje në lidhje me mbledhjen e jashtëzakonshme të Ligës Arabe në nivelin e përfaqësuesve të përhershëm me temë  Libinë.

Ai rikujtoi se Liga Arabe ka qëndruar e heshtur dhe nuk ka arritur të mbështesë me vendosmëri legjitimitetin ndërkombëtar të vetëm të Libisë (GNA), të njohur nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, kundër ofensivës ushtarake të puçistit Hafter në kryeqytetin Tripoli, që vazhdon prej muajsh, të mbështetur ushtarakisht nga jashtë.

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme bëri të ditur se Turqia ka mbrojtur që në fillim nevojën e një armëpushimit të menjëhershëm dhe të plotë në mënyrë që të arrihet një zgjidhje politike në Libi.

“Ne duam të rikujtojmë se një zgjidhje gjithëpërfshirëse politike në Libi e udhëhequr nga libanezët dhe në pronësi të tyre mund të arrihet vetëm duke ndaluar dhe jo duke inkurajuar ata që përpiqen të krijojnë një fakt të kryer me mjete ushtarake”, shkroi Aksoj.

“Ashtu si deri më sot, Turqia edhe në të ardhmen, do të vazhdojë të mbështesë Qeverinë e Pajtimit Kombëtar të Libisë (GNA), e cila është përfaqësuesja legjitime e Libisë dhe do të vazhdojë të bëjë çdo lloj përpjekjeje që populli libian të sigurojë paqen e përhershme dhe mirëqenien”, shkroi në deklaratën e tij zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj.  /Trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne