Aksoy: Turqia nuk do të hezitojë t’i hedh hapat e nevojshme për çështjen e Mesdheut Lindor

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Turqisë, Hami Aksoj (Aksoy) bëri të ditur se marrëveshja e udhëheqjes greko-qipriote e bërë me disa kompani ndërkombëtare për gaz natyror në Mesdheun Lindor është e papranueshme.

Në përgjigje me shkrim të bërë në pyetjen në lidhje me çështjen zëdhënësi Hami Aksoj tha: “Marrëveshja në fjalë është shembull konkret i zhvatjes së vazhdueshme nga ana e udhëheqjes greko-qipriote të të drejtave të turqve të Qipros, të cilët kanë të drejtat e barabarta mbi burimet e gazit natyror të ishullit. Sepse në marrëveshje nuk aludohet në turqit e Qipros dhe ata nuk kanë pjesë në të ardhura. Kjo është një situatë e papranueshme edhe për ne edhe për Republikën Turke të Qipros së Veriut”.

“Udhëheqja greko-qipriote dhe kompanitë ndërkombëtare, të cilat bashkëpunojnë me ata, neglizhojnë realitetin se turqit qipriotë janë bashkëpronarë të ishullit dhe të drejtën e barabartë në burimet e naftës dhe të gazit natyror të ishullit”, theksoi Aksoj, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Për këtë arsye Turqia do të vazhdojë me qëndrimin e saj parimor dhe të vendosur që krahas të drejtave të saj në Mesdheun Lindor, t’i mbrojë edhe të drejtat e turqve qipriotë dhe nuk do të hezitojë t’i hedh hapat e nevojshme në këtë drejtim. Ashtu siç ka thënë edhe Presidenti Erdogan Turqia nuk do të lejojë të shkelen të drejtat e bashkëkombësve tanë në Qipro”.

“Zëdhënësi Aksoj tha se Turqia në këtë kuadër do të vazhdojë t’i mbrojë të drejtat e turqve qipriotë në platformën kontinentale për deri sa pjesa greke nuk i jep fund aktiviteteve të njëanshme për hidrokarbure ose deri sa turqit qipriotë nuk përfshihen në mekanizmat vendimmarrëse për çështjen e burimeve të hidrokarbureve dhe në ndarjen e pjesës së të ardhurave nga këto burime”, përfundoi zëdhënësi Aksoj./trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne