Autoritetet e Izraelit i kthyen pas Gazës të mërkurën një kontejner me trupat e 88 palestinezëve, identiteti i të cilëve nuk dihej.
“Ata u dorëzuan në një mënyrë arrogante dhe poshtëruese që nuk respekton dinjitetin e dëshmorëve. Ky është një akt çnjerëzor. Qeveria vendosi t’i kthejë trupat derisa të sigurohet informacioni dhe dokumentacioni në lidhje me to”, tha ai. Thawabteh denoncoi praktikën izraelite si “një krim të urryer që shkel ligjin ndërkombëtar dhe ligjin humanitar”.
“Kjo nuk ishte hera e parë që pala izraelite kryen akte të tilla çnjerëzore kundër dëshmorëve,” tha ai, duke u bërë thirrje organizatave ndërkombëtare, përfshirë Kryqin e Kuq, të “marrin përgjegjësinë për atë që po ndodh”.
Ai gjithashtu rinovoi thirrjen e tij për vendet e botës që “të bëjnë presion ndaj Izraelit që të ndalojë krimet e tij gjenocidale kundër palestinezëve”. Izraeli ka vazhduar ofensivën e tij brutale në Gaza që nga një sulm ndërkufitar nga grupi palestinez Hamas tetorin e kaluar, pavarësisht nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që kërkon një armëpushim të menjëhershëm./Bw