Akt heroik në Prizren, bojkotohet iftari i coca-cola: markë izraelite që mbështet fuqishëm sionizmin

Kompania Coca-Cola me rastin e muajit të Ramazanit shtroi iftar edhe në Prizren, iftari ishte planifikuar të shtrohet për 300 qytetarë por interesimi në këtë organizim duket se nuk ishte ajo se çka pritej, transmeton Gazeta e Re.

Një foto e dërguar nga një lexues i “Gazeta e Re”, sipas të cilit është bërë pak minuta para iftarit, tregon se shumica e tavolinave ne Sheshin e Dëshmorëve në Prizren janë boshe dhe kjo për shkak se kompania Coca-Cola është një markë Izraelite që mbështet fuqishëm sionizmin dhe lobin izraelit në botë.

Sipas teoricienëve komplotistë në disa vende arabe, hebrenjtë përdorin pije të buta perëndimore që të shkatërrojnë bashkatdhetarët e tyre. Dëshmi mundet në mënyrë të dyshimtë të gjenden në mesazhet e fshehura anti-islame në etiketat e Coke dhe Pepsit. Ata pohojnë se fjala “Coca-Cola,” kur stiset në një mënyrë të caktuar, përkthehet në “Jo Mohammad dhe Jo Mekë.” Në anën Pepsi të gjërave, ata argumentojnë se fjala është me të vërtetë një akronim për “Paguaj çdo Penny Ruaj Izraelin. ”

Në anën tjetër tashmë dihet globalisht se Coca-Cola është një pije që cilësohet si shumë e dëmshme për organizmin e njeriut. Pas shumë studimeve ndërkombëtare është nxjerr në pah dëmet që shkakton një gotë Coca-Cola për metabolizmin e njeriut, gjë që ka ngritur shumë zëra në opinion duke shkaktuar edhe kampanja te ndryshme bojkoti kundër kësaj kompanie.

Ndryshe, për kompaninë Coca-Cola ndarja e iftarit bashkë me qytetarët është tashmë traditë disa vjeçare. Kompania shtron iftar në qendra të ndryshme të Kosovës. Javën e kaluar iftari është shtruar për qytetarët e Pejës, ndërsa javëve në vazhdim do të shtrohet edhe në qytetet tjera të Kosovës.” thuhet në njoftimin e Coca Colas./g.ere

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne