Një incident shqetësues islamofobik ndodhi në stadiumin Croke Park të Dublinit gjatë faljes së Kurban Bajramit, ku një grua e krishterë, e maskuar si myslimane me hixhab, ndërpreu ceremoninë fetare në mënyrë të papërshtatshme dhe provokuese.
Ajo u ngrit mes besimtarëve dhe filloi të recitonte lutjen e krishterë “Allahu Marisë”, duke shprehur zemërimin e saj për përdorimin e këtij vendi për falje islame. Në bluzën e saj ishte shkruar mesazhi provokues: “KY ËSHTË VEND I SHENJTË”.
Ky akt përbën një shfaqje të hapur të islamofobisë dhe mungesës së respektit për lirinë fetare dhe bashkëjetesën ndërfetare në Irlandë. Ngjarja ka shkaktuar reagime të shumta nga komuniteti mysliman dhe aktivistë të të drejtave të njeriut, të cilët dënojnë çdo përpjekje për të përçarë komunitetet përmes urrejtjes dhe intolerancës./gazetaimpakt