Akti i gangsterizmit kundër Venezuelës: Trump, Pence dhe ylli Pompeo në Piratët e Karaibeve

nga George Galloway.

Ju mund ti dalloni fare kollaj krimet e imperializmit amerikan që nga lufta amerikano-meksikane deri tek ajo e Gjirit të Tonkinit në Vietnam, por një gangsterizëm të pacipë si ky që po shfaqet sot kundër Venezuelës të pasur me naftë nuk keni për ta gjetur. Këtë gangsterizëm nuk keni për ta gjetur as edhe kur Hitleri justifikoi sulmin ndaj Polonisë me pretendimin se vendi kishte cënuar kujtë e Gjermanisë naziste, gënjeshtra që u paraqitën si pretekst për konflikt.

Në Venezuelë situata shumë shpejt ka për tu shndërruar në një luftë civile që ka shumë ngjasa të përhapet edhe në vendet e tjera, nga Kuba në Kolumbi dhe deri në Brazil (siç e kam parashikuar më parë), me pasoja të pallogaritshme dhe jo vetëm për çmimet botërore të naftës.

Lexuesit e vëmendshëm tashmë do të jenë të vetëdijshëm se Venezuela paska pasur rezervat më të mëdha të naftës në botë, se është një prodhues i madh dhe është shitësi më i madh i tregut amerikan.

Kjo nuk ka të bëjë me Maduron, ish-shoferin e autobusave që u bë ministër i jashtëm i cili sot është presidenti i zgjedhur i Venezuelës. Po të ishte kështu, nuk do ta kisha harxhuar kohën duke kritikuar periudhën e tij në detyrë. Nuk ka lidhje me Maduron përpjekja amerikane për të përmbysur paraardhësin e tij Hugo Chavez për më shumë se një dekadë përpara kësaj. Edhe pse Chavez ishte një nga politikanët më të suksesshëm në botë i zgjedhur në mënyrë demokratike dhe i përshkruar nga ish-presidenti amerikan Jimmy Carter si “më i miri në botë”, presidentët amerikanë Bush, Obama dhe Trump e quanin atë në mënyrë rutinore diktator.

Para se të hedhin bombat, pa dyshim që ata në fillim hedhin propagandën. Dhe bombardimet me dezinformim për Venezuelën kanë qenë një nga bombardimet më të gjata në gjithë historinë. Shuma të mëdha parash janë shpenzuar nga Amerika për shtrembërimin e lajmeve, përmbysjen e qeverive, sabotime, grushte ushtarake dhe për kërcënime me pushtim përgjatë gjithë epokës Chavez-Maduro. Emigrantët venezuelianë me dhëmbë floriri të cilët u larguan për në Majami me ndihmën e fitimeve të tyre të errëta, prej kohësh në mënyrë efektive kanë qenë alterntiva e përkryer për ta marrë pushtetin me një grusht shteti. Trajnimi i Kolumbisë fqinje për ta futur në NATO nën statusin e “anëtarësimit të asociuar”, ndihma për Bolsonaron për marrjen e pushtetit në Brazil (një tjetër vend aplikant për në NATO) dhe planet për baza ushtarake amerikane atje, janë të gjitha përgatitje për këtë ditë.

Edhe pse shumë krime të tilla janë kryer nga SHBA-ja për shekuj me radhë në të gjithë kontinentet, askush nuk ka hasur në një gangsterizëm të tillë komik si ky i fundit që ja kalon edhe filmave me gangsterë si ‘Bugsy Malone’ dhe ‘Kumbari’.

Një figurë pothuajse e rastësishme, emri i të cilit ishte gjerësisht i panjohur deri këtë javë, jo vetëm që nuk u mundua që ta vendoste emrin për të kandiduar në zgjedhje por edhe u vetëshpall president i republikës, madje edhe u betua. Të gjithë “ekspertët” e Sirisë, Ukrainës dhe Rusisë tani po përpiqen që përpara se të dalin në studio ta kenë mësuar drejt shqiptimin e emrit të tij.

Megjithatë “bashkësia ndërkombëtare” e njohu Juan Guaidon. Këtu përfshihet SHBA-ja, Kanadaja dhe satrapët e ndryshëm amerikane në gjithë botën. Së shpejti atyre do tu bashkohet dhe i ashtuquajturi Bashkimi Europian demokratik, NATO dhe pa dyshim edhe Britania e Madhe. Kjo është rruga e tyre. Në përgjithësi presidentët e Amerikës Latine që nuk kanë gëzuar simpati ose kanë vdekur sikurse Allende në Kili, ose janë larguar nga vendi ose janë burgosur përpara se të ketë ndodhur grusht shteti.

Por Trumpi po nxiton.

Ndërkohë që investigimet sa vjen dhe i afrohen gjithnjë e më shumë Trumpit, tik-taku i orës i afrohet më shumë kohës së gjyqit apo humbjes së vitit 2020. Ndërkohë që celulat luftë nxitëse të Boltonit me kompani klithin për një fitore tjetër, diku në një vend tjetër i vjen radha levizjes tjetër. Është një luftë në zhvillim e sipër që së shpejti ka për të arritur edhe në ekranet tuaja, madje edhe sot./rt/Gazeta Impakt

George Galloway ka qenë anëtar i Parlamentit Britanik për gati 30 vjet. Ai drejton emisone ne televizion dhe radio. Ai është producent filmash, shkrimtar dhe një orator i njohur.

burimi: rt/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne