Aktivistët amerikanë prishin fjalimin e Mike Pence në konferencën pro Izraelit në Uashington (Foto)

WASHINGTON – Aktivistët për paqe dhe drejtësi sociale, Code Pink, protestuan kundër organizates ‘Kristianët e Bashkuar për Izraelin’ (Christians United for Israel) në Uashington dhe i ndërprenë fjalimin zëvendëspresidentit amerikan Mike Pence gjatë eventit të së hënës.

“Aktivistët bllokuan konferencën më të madhe pro izraelite,” tha Code Pink në një deklaratë në Twitter.

Një nga drejtuesit e Code Pink, Ariel Gold tha në një deklaratë në Twitter se konferenca pothuajse u “mbyll” prej protestuesve.

Brenda vendit të tubimit, protestuesit u përpoqën që ti ndërprisnin fjalimin Mike Pencit disa herë. Kurse pjesëmarrësit e konferencës ndërhynë duke ju drejtuar protestuesve me thirrjet “Am Yisrael Chai”, që do të thotë “Izraeli Jeton!”

Protestuesit jashtë konferencës mbanin slogane që thoshin “Do bojkotojmë deri sa Palestina të jetë e lirë” dhe “Çdo koloni është pengesë për paqen”./sputnik/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne