Aktivistët francezë protestojnë kundër vizitës së kryeministrit izraelit në Francë

Aktivistët francezë kanë nisur një protestë kundër vizitës së planifikuar nga kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu në Paris, duke dënuar shkeljet e Bibit ndaj të drejtave të njeriut në të gjitha territoret e pushtuara palestineze.

Protestuesit u mblodhën të shtunën në sheshin “Place de la Republique” në Paris, të veshur me bluza me sllogane pro-Palestinës dhe duke mbajtur portrete të Netanjahut me shenja që lexonin (në frengjisht) “fashist”, “vrasës”, “racist” dhe “torturues”.

Aktivistët gjithashtu kënduan sllogane kundër ndërtimit të vazhdueshëm të Izraelit në territoret e okupuara palestineze dhe kundër bllokadës së Gazës.

Presidenti Emmanuel Makron e ka ftuar Netanjahun për të vizituar Francën.

Duke ju drejtuar tubimit, Presidentja e EuroPalestinës, Olivia Zemor akuzoi Makronin për “shtrimin e tapetit të kuq një krimineli, një torturuesi – tortura ndaj burrave dhe fëmijëve ekziston – një hajduti tokash, dikujt që nuk respekton ligjin ndërkombëtar dhe të drejtat e njeriut, gjë që është e turpshme”.

“Si mundet Makron të ftojë një person të tillë? Netanjahu është dikush që, nëse merret parasysh vetëm konventa ndërkombëtare për torturën, duhet të sillet para drejtësisë në çastin që ai do të vendosë këmbën në Francë, sepse Franca e ka nënshkruar këtë konventë, e cila thotë se kushdo që është i dyshuar për kryerjen e akteve të torturës, ose për mbylljen e syve ndaj këtyre veprimeve, apo për urdhërimin e tyre, duhet të sillet para drejtësisë. Pra, çfarë po bën ai këtu?” Pyeti ajo.

“Ai nuk po sillet para drejtësisë, ne po i shtrojmë qilimin e kuq atij, çfarë imazhi të Francës duam ne të japim?” Theksoi Zemor.

Në fund të qershorit, aktivistët pro-palestinezë nga lëvizja BDS dhe Les Désobeissants (të pabindurit) zhvilluan një tjetër protestë në Paris për të shprehur solidaritetin e tyre me palestinezët.

Aktivistët kërkuan një embargo të menjëhershme të armëve kundër Tel Avivit derisa të përfundojë okupimin e tij në territoret palestineze dhe të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Vendet që në mënyrë tipike e kanë mbështetur Izraelin në të kaluarën, duket se janë duke e humbur durimin me Tel Avivin për shkak të aktiviteteve të tij të paqëndrueshme të ndërtimeve në territoret e pushtuara. Një padurim i tillë u shfaq në miratimin e Rezolutës 2334 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në vitin 2016, gjatë së cilit SHBA – aleati më i vendosur i Izraelit – vendosi të mos përdorte pushtetin e vetos dhe lejoi miratimin e rezolutës duke abstenuar, gjë që hidhëroi Tel Avivin.

Rezoluta i bën thirrje Izraelit që të ndërpresë menjëherë dhe plotësisht të gjitha aktivitetet e ndërtimit në territoret e pushtuara palestineze, duke përfshirë edhe Bregun Perëndimor. / © Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne