Aktivistët turq vizitojnë Jerusalemin, riparojnë artin osman

Nga Ahmet Akbiyik

Kuds, Konia

Një grup njerëzish nga provinca qendrore anatoliane e Konias në Turqi kanë bërë një vizitë në Jerusalem për të ndihmuar në rinovimin e disa artefakteve të epokës osmane.

Gjithsej 110 persona arritën në vend si pjesë e një projekti të organizuar nga Bashkia e Rrethit Meram të qytetit turk Konia.

“Si pjesë e projektit, ekipet tona filluan të pastrojnë brenda dhe jashtë 60 vepra otomane dhe gjithashtu rrugët e qytetit janë pastruar”, u tha gazetarëve të enjten Fatma Toru, kryebashkiake e qarkut Meram.

Fatma Toru tha se ata organizuan vizitën pasi presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje muslimanëve në mbarë botën të vizitojnë vendin dhe të tregojnë mbështetjen e tyre për muslimanët palestinezë të Jerusalemit.

“Ata që janë në gjendje të vizitojnë Xhaminë Al-Aksa, ata që nuk mund të vizitojnë Xhaminë Al-Aksa duhet të dërgojnë ndihmë vëllezërve tanë atje”, tha Erdogan.

Në korrik, zemërimi u përhapë në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar nga Izraeli, kur Izraeli mbylli Xhaminë Al-Aksa, e cila nderohet nga muslimanët dhe hebrenjtë, pas një përplasje vdekjeprurëse.

Izraeli e pushtoi Bregun Perëndimor, duke përfshirë Jerusalemin Lindor, gjatë Luftës Arabo-Izraelite të vitit 1967.

Ai e aneksoi të gjithë qytetin në vitin 1980 duke e cilësuar atë si “kryeqytet të pandarë dhe të përjetshëm” të shtetit hebre, një masë që nuk është njohur nga bashkësia ndërkombëtare.

E drejta ndërkombëtare e sheh Bregun Perëndimor dhe Kudsin Lindor si “territore të pushtuara” dhe konsideron të gjitha ndërtimet e vendbanimeve hebraike si të paligjshme.

Burimi : Anodolu News Agency

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne