Aktivisti hebre rrugëtim drejt Palestinës për t’i treguar botës persekutimin nga Izraeli

ktivisti suedez me prejardhje hebreje, Benjamin Ladraa, me qëllim të reagimit kundër persekutimit të Izraelit ndaj Palestinës, do të ecë nga Suedia për në Palestinë. Ladraa i cili u nis nga qyteti Goteborg më 15 gusht, në pjesën e rrugëtimit së tij në qytetin Linköping foli për Anadolu Agency (AA).

Duke u shprehur se ai ka vendosur të përballet me rrugën prej 4 mijë e 800 kilometra duke ecur, për t’i treguar botës persekutimin nga Izraeli dhe për ta shpjeguar çështjen e Palestinës, Ladraa thotë se “Izraeli po gjuan në Gaza bomba me fosfor. Bombardon spitalet, shkollat dhe civilët. Ndalon ndihmat humanitare të dërguara në Gaza. Lë popullin pa ujë. Vendo mure prej betoni në kufirin e Gazës. Për fat të keq populli palestinez nuk ka të drejta dhe ligje. Mua më vijnë rëndë persekutimet e Izraelit në Palestinë. Unë do të eci nga Suedia për në Palestinë për të treguar çështjen e Palestinës.”

Ladraa duke vënë në dukje e njerëzit nuk kanë informacione të mjaftueshme për Palestinën, thekson se “Unë u nisa nga Goteborgu më 15 gusht. Me vete mbaj një flamur të madh të Palestinës. Në vendet nga unë kaloj njerëzit e shohin flamurin dhe bëhen kureshtarë e më pyesin. Dhe unë po ua shpjegoj atyre çështjen e Palestinës, sepse njerëzit në botë dhe në Suedi nuk kanë shumë njohuri për Palestinën.”

Njoftime nëpërmjet rrjetit social

Duke u shprehur se vendimin për të ecur nga Suedia për në Palestinë e ka marrë me iniciativën e tij, Ladraa thotë se “Unë mora vendimin që të marrë këtë udhë të vështirë për të treguar çështjen e Palestinës. Prapa nuk kam asnjë shoqatë apo institucion. Nëpërmjet rrjetit social unë iu jap informacione ndjekësve të mi lidhur me udhëtimin. Nga mesazhet që ata m’i dërgojnë unë gjatë rrugëtimit po marr pjesë në programe të ndryshme. Për shembull në një shkollë të mesme në Gjermani do të mbaj një konferencë për ta treguar çështjen e Palestinës.”

Dha dorëheqje nga Kryqi i Kuq për çështjen palestineze

Duke bërë të ditur se gjatë gjithë rrugës çështjen e Palestinës do ta shpjegojë në 7 apo 8 shtete, Ladraa thotë se “Shpresoj që të mbërrijë në Palestinë duke kaluar nga Suedia, Gjermania, Austria, Sllovenia, Kroacia, Greqia, Turqia dhe Qipro. E di se është mjaft vështirë, por për këtë dhashë dorëheqje nga detyra ime në Kryqin e Kuq.”

Ladra njofton se në Qipro do të udhëtojë në anije dhe se kështu do të mbërrijë në portin Haifa, dhe se udhëtimi i tij do të zgjasë 1 vit.

Lidhur me shkeljet e Izraelit ndaj Al Aksa-së, Ladraa thekson se “Xhamia e Al Aksa-së është simboli i tretë më i rëndësishëm i Islamit. Çfarë do feje le të qoftë, hyrja e ushtarëve në shenjtore dhe ushtrimi i dhunës është i papranueshëm. Është në kundërshtim me të drejtat e njeriut dhe lirinë fetare. Ajo çfarë po bën Izraeli është një shkelje serioze e të drejtave”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne