Aktivistja myslimane vjen me fjalim të fuqishëm pas përballjes me kërcënimet me vdekje

Aktivistja muslimane amerikane Linda Sarsour mbajti një fjalim të fuqishëm në një ceremoni akademike në qytetin e Nju Jorkut. Fjalimi i saj erdhi pak javë pas përballjes me kërcënime me vdekje dhe kritika ndaj saj. Dhe pavarësisht reagimit që ajo mori deri në ceremoni, Sarsour mori duartrokitje nga e gjithe salla.

Sarsour e përdori fjalimin e saj në skenë për të nxjerrë një vizion ndërlidhës të drejtësisë shoqërore, duke argumentuar se aktivistët duhet të punojnë pa u lodhur për të mbrojtur të drejtat e të gjitha grupeve të margjinalizuara.

“Në epokën e fakteve alternative, lajmeve të rreme dhe racizmit e ksenofobisë të inkurajuar, ne nuk mund të heshtim”, tha Sarsour gjatë ceremonisë qe u mbajt në Teatrin Apollo në Harlem. “Ne nuk mund të lejojmë që zërat e urrejtjes dhe ndarjes të jenë më të zhurmshem se zërat e solidaritetit dhe dashurisë.”

“Ne duhet të qëndrojmë së bashku, në solidaritet, kundër shënjestrimit, demonizimit dhe mashtrimit të ndonjë grup njerëzish”, shtoi ajo. “Ne duhet të ndërhyjmë. Ne duhet ta mbrojmë njëri-tjetrin. ”

Sarsour u zgjodh nga City University of New York (CUNY) për të mbajtur fjalimin kryesor në ceremoninë e hapjes. Vendimi u denoncua nga një sërë kritikësh. Asambleja shtetërore demokratike e Nju Jorkut pretendoi se Sarsour, e cila është me prejardhje palestineze, është antisemite për shkak të kritikave të saj ndaj politikave të Izraelit ndaj palestinezëve. Personaliteti i mediave ekstreme të së djathtës, Milo Yianpoulos, e quajti Sarsour një “përqafuese terrorizmi”.

Sarsour tha per The New York Times se ajo mori një numer të pashembullt të mesazheve të mbushura me urrejtje dhe kërcënime me vdekje që nga shpallja e zgjedhjes.

CUNY mbrojti vendimin në bazë të fjalës së lirë. Dhe në përgjigje të akuzave se Sarsour është anti-semite, udhëheqësit progresiv hebrenj gjithashtu u shprehën pro saj.

Më shumë se 130 udhëheqës amerikanë hebrenj nënshkruan një letër të hapur duke i quajtur sulmet ndaj Sarsour “të rrezikshme, të pavlera dhe kundërproduktive, duke minuar vlerat hebraike thelbësore të dhembshurisë, përulësisë dhe dinjitetit njerëzor”.

“Ne nuk mund të pajtohemi me Sarsour për të gjitha çështjet. Ne nuk ofrojmë vulën tonë të miratimit për çdo “tweet” apo mesazh që ka postuar “, shkruajnë udhëheqësit në letër.

“Ne kundërshtuam pa mëdyshje këto sulme ndaj saj dhe shpallim publikisht angazhimin tonë për të punuar së bashku me të për një shoqëri më të drejtë dhe të barabartë”, shkruante letra.
Sarsour është një aktiviste e shquar në qytetin e Nju Jorkut për vite, duke u përfshirë në debate rreth emigracionit, burgosjes masive dhe mbikëqyrjes. Ajo ishte një bashkëkryesuese e marshit historik të grave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne