Aktivitete informuese kundër pretendimeve armene në Nju-Jork

115 shoqata mirëdashëse të Turqisë me aktivitetet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilat krijuan Komitetin Kombëtar të Orientimit Turko-Amerikan, zhvilluan një tubim përpara Konsullatës së Përgjithshme në Nju-Jork kundër pretendimeve të pabaza armene për vitin 1915-të.

Në aktivitetin ku edhe një herë u shfaqët të vërtetat historike, morën pjesë edhe shumë shoqata të turqve ahiska dhe azerbajxhanase.

Gjithashtu, kundër pretendimeve të pabaza armene, që përpiqen të krijohen ndaj ngjarjeve të 1015-ës, në aktivitetet u lexua edhe një tekst i përgatitur për të informuar shoqërinë amerikane dhe për të shpjeguar të vërtetat historike.

Bashkëkryetari i Komitetit Kombëtar të Orientimit Turko-Amerikan, Doktor Halil Mutlu, tha: “Ne jemi të bindur që jemi të drejtë në kauzën tonë dhe nuk mbështetemi tek gënjeshtrat dhe padrejtësia, por mbështetemi tek realiteti dhe tek ngjarjet e vërteta historike. Armenët i parashtrojnë këto pretendime prej 90 vjetësh. Por nuk kanë arritur asnjë sukses në këtë çështje”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne