Aktivitete të Ambasadës Turke në Mal të Zi

Ambasada e Turqisë në Podgoricë, Ambasadorja Songul Ozan edhe këtë vit organizon  pritje me rastin e 96-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së Turqisë. Në ceremoninë e rastit rëndomë marrin pjesë zyrtarë të lartë shtetërorë, ambasadorë dhe përfaqësues të korit diplomatik të akredituar në Mal të Zi dhe zyrtarë të jetës akademike dhe politike në vend. Një tjetër aktivitet i rëndësishëm i Ambasadës së Turqisë dhe Institutit “Yunus Emre” është dhe shënimi i 140-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike midis Malit të Zi dhe Turqisë. Është planifikuar të organizohet “Koncerti i Miqësisë”, i cili do të shënojë 140 vjet marrëdhënie të shkëlqyera diplomatike midis Malit të Zi dhe Turqisë duke qenë partnerë dhe aleatë në iniciativa ndërkombëtare ku ndajnë të njëjtat vlera, angazhime dhe sfida. Niveli i marrëdhënieve ndërmjet Malit të Zi dhe Turqisë është gjithnjë e në rritje, marrëdhënie këto që vazhdojnë të zhvillohen me nënshkrimin enjë serë marrëveshje bashkëpunimi, andaj Turqia ka qenë dhe mbetet partner, mik dhe mbështetëse e Malit të Zi. Organizatorët e koncertit i kanë bërë ftesë të gjithë miqve të Malit të Zi dhe shtetasve turq që jetojnë këtu që të marrin pjesë në këtë koncert, i cili do të mbahet të hënën më 28 tetor në Podgoricë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne