Aktori britanik Larry Lamb do të promovojë Turqinë në TV show

Një program udhëtimi që përmban destinacionet turistike të njohura dhe atraksionet historike të Turqisë do të transmetohet në një rrjet televiziv me bazë në SHBA gjatë tre viteve të ardhshme, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministria Turke e Turizmit njoftoi se aktori i famshëm britanik, Larry Lamb dhe djali i tij, George Lamb, një programues i mirënjohur radiofonik, do të promovojnë tërheqjet turistike të Turqisë në një program gjashtë episodësh të titulluar “Turqia: A në B” në Travel Channel.

Nga Ministria e Turizmit theksuan se një ekip prej dhjetë anëtarësh përfundoi xhirimet në 24 ditë, duke shtuar se programi do të shfaq destinacione turistike të njohura, përfshirë pikat historike dhe kulturore në Stamboll, qytetin antik Efes në Izmir, atë Faselis në Antalya, pishinat Kleopatra në Pamukkale, tullumbacet e ajrit në Kapadokia, si dhe Kështjellën e Ankarasë.

Programi, i cili pritet të rritë sektorin turistik turk, do të jetë në dispozicion për shikim në Mbretërinë e Bashkuar, Lindjen e Mesme, Evropë dhe Afrikë, si pjesë e një marrëveshjeje mes Ministrisë dhe Travel Channel, e cila ka 61.4 milion abonentë dhe programe transmetuese në 22 gjuhë të ndryshme në 74 vende të botës.

Nga Ministria e Turizmit nuk specifikojnë se kur do të transmetohet episodi i parë.

Turqia mbetet një nga destinacionet turistike më të njohura në botë, ku të ardhurat nga turizmi luajnë një rol jetësor në ekonominë e saj.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne