Aktori mysliman Salman Khan bëhet presantuesi më i pasur në televizionin Indian

MUMBAI: Pas fitimit të milionave nga filmat, Salman Khan është i vendosur të pushtojë edhe ekranin e vogël te televizorit. Super aktori është bërë presantuesi më i pasur në televizionin indian.

Salman Khan renditet ndër aktorët më të mirë të Listës së Bollywoodit dhe nga përfituesit më të medhenj nga filmat, në të cilët shfaqet.

Salman pritet të marrë 70 për qind të të ardhurave vetëm nga fitimi i filmit ‘Gara 3’ (Race 3). Më herët aktori tjetër musliman Aamir Khan nënshkroi një marrëveshje të ngjashme me kompaninë e filmave Yash Raj Films për filmin ‘Banditët e Industanit’ (Thugs of Hindustan).

Aktori do të shihet në skenë së bashku me ekranin e televizorit gjatë sezonit të njëmbëdhjetë të shfaqes ‘Big Boss’.

Sipas mediave Indiane, Salman Khan do paguhet me 2.04 miljon$ për episod për sezonin e 11 të ‘Big Boss’. Dy episode të shfaqjes do të transmetohen në javë dhe tetë në total në tërë muajin. Shfaqja do të vazhdojë për tre muaj.

Salman Khan pritet te fitojë rreth 48.89 miljon$ nga e gjithë shfaqja në tërësi.

Aktorë të tjerë të Bollywoodit si Shahrukh Khan dhe Akshay Kumar po punojnë gjithashtu në shfaqjet televizive indiane, por nuk po fitojnë aq sa Salman./ Gazeta Impakt

burimi:thenews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne