AKU bllokon në Shkodër mbi 1.3 ton erëza të skaduara

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se ka bllokuar në pikën e kalimit kufitar të Hanit të Hotit 1307 kg erëza rigon, që thekson se janë të pasigurta për konsumatorin shqiptar.

‘Produkti “Erëza” ishte nisur Kanadaja me destionacion Shqipërinë dhe pasi mbërriti në doganën e Hanit të Hotit u bë bllokimi i menjëhershëm për arsye se dokumtacioni që posedonin bie në kundërshtim me kërkesat e ligjit Nr. 105/2016 “Për mbrojtjen e Bimëve” dhe VKM-së Nr 750/2010 për “Rregullat e inspektimit karantinor fitosanitar”.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, po vijon procedurat për asgjësimin e këtij produkti (1.3 ton erëza). Siç dihet, destinacioni i produktit “erëza” përveçse është për shitje në treg edhe për industrinë ushqimore’ njofton AKU.

Burimi: Shqiptarja.com

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne